Lajme

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën pas përplasjes së fortë me kamionin nëna dhe djali me origjinë shqiptare

Një aksident tragjik rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor provincial Amfipoli-Drama, pranë Paleokomis, në Bashkinë Amfipoli, në Serres të Greqisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur ballë për ballë me një kamion, në rrethana që mbeten ende nën hetim nga autoritetet.

NEWS  Vrau me makinë dy fëmijë/ Sot jepet masa e sigurisë për shoferin në DurrësNga përplasja e fortë kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin në automjet, një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar, me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, automjeti drejtohej nga 24-vjeçari, ndërsa nëna e tij ndodhej në sediljen e pasagjerit.

I plagosur ka mbetur drejtuesi 56-vjeçar i kamionit. Ai është marrë nga një ambulancë e EKAB-it dhe është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NEWS  Performoi një natë më parë në Tiranë, reagon për herë të parë Kanye WestNë vendngjarje mbërritën forca të Policisë Greke, dy mjete të zjarrfikëses dhe ekipet e emergjencës. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit punuan për nxjerrjen e personave të bllokuar në automjet dhe për menaxhimin e situatës.

Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të rrugës u krijuan përkohësisht probleme me qarkullimin e mjeteve.

Të Ngjashme