Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka njoftuar se ka shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi.
Përmes një njoftimi në platformën X, EULEX-i bëri të ditur se po monitoron situatën në terren në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX-i ka shtuar praninë e patrullave të Njësisë së Policisë së Formuar pranë pikave kryesore të përbashkëta të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të monitoruar situatën në terren, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele”, thuhet në njoftimin e misionit evropian.
Since the early hours of election day in 🇷🇸, EULEX has increased Formed Police Unit patrols presence in proximity of the main Common Crossing Points btw 🇽🇰 & 🇷🇸 to monitor the situation on the ground, in coord w/ @Kosovo_Police & KFOR within 3-tiered security responder mechanism. https://t.co/W0OQVCvc2u
— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) October 25, 2026
