Lajme

Aksident i rëndë në Sllatinë, gjashtë persona të lënduar, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë saktësisht në Sllatinë.

Në aksident të përfshira ishin 3 vetura, kurse 6 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e konfirmoi zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Blerina Ejupi.

“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Ejupi. 

Të Ngjashme