Lajme

Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në Turqi, në aksin rrugor Malatya–Adıyaman, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Aksidenti ndodhi në zonën Doğanşehir-Sürgü, një segment i njohur për kthesat e vështira.

Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet e rëndë.

Të Ngjashme