Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, pas përplasjes mes dy automjeteve.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” dhe një “Audi”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
“Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur katër persona, drejtuesit e dy automjeteve dhe dy pasagjerë të tyre, të gjithë djem të moshës 19 dhe 20 vjeç”, thanë për noa.al burime nga policia lokale.
NEWS Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq, në banesën e autorit gjenden a*më, dron dhe radio të ngjashme me ato të policisëTë plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake. Jozyrtarisht raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje pak pas aksidentit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të përplasjes mes dy mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
NEWS Aksident i rëndë, përplasen keq automjetet! Dy të plagosur transportohen me urgjencë
