Lajme

Aksident i rëndë në vend, plagoset një grua dhe fëmijët

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë disa persona të lënduar.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale L. M dhe një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin T. M.

NEWS  Protestat e vazhdueshme në Tiranë! REAGON Ambasada AmerikaneSi pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Të Ngjashme