Lajme

Aksident i trefishtë në vend, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:20 në Murras aksin nacional Elbasan-Cërrik, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit kanë marrë dëmtime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

NEWS  Plagosja e policit, dy vëllezër të dyshuar si autorë/ Efektivi për fqinjin që ishte i shoqëruar: Jemi shok fëmijërieDeri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare mbi gjendjen shëndetësore të tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë normalizimin e qarkullimit dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, në këtë segment rrugor u krijuan për disa minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NEWS  Një ngjarje e rëndë përfshin të riun shqiptar në Itali. Videomesazhi që i çoi vëllait është shokuesPritet që në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë për këtë ngjarje./Top Channel

Të Ngjashme