Analisti Neritan Alibali ka vlerësuar se protestat aktuale në vend kanë kaluar fazën e thjeshtë të kundërshtimit dhe janë shndërruar në një lëvizje revolucionare.
I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushi në RTSH1, Alibali bëri dallimin mes protestës, mosbindjes civile dhe lëvizjes revolucionare.
“Unë e konsideroj që ky është një revolucion. Duhet të bëjmë një marrëveshje fjalësh: protesta është një akt kundërshtimi politik i cili ka dhe një lloj dhune po të vogël, por është përgjithësisht paqësore; është mosbindja civile që çdo person që aplikon mosbindjen civile është koshient që shkel ligjin dhe do të përfundojë edhe — mund të përfundojë edhe në burg.
Dhe janë këto lëvizjet revolucionale të cilat ata djemtë, ata djemtë atje që mbajnë maska, gjuajnë me gurë, janë koshientë në moment — janë koshientë që është akt i jashtëligjshëm: goditja e institucioneve, thyerja e xhamave e të tjerë e të tjerë, dhe e bëjnë me qëllim për arsyen e vetme sepse ata i janë futur një lëvizje e cila do sakrificë. Do sakrificë: edhe burgosjen, edhe rrahjen nga policia dhe të gjitha. Dhe unë e konsideroj këtë si një lëvizje revolucionare,” deklaroi Alibali.
Sipas analistit, elementët që përdorin dhunë dhe sulmojnë institucionet janë të vetëdijshëm për karakterin e jashtëligjshëm të veprimeve të tyre dhe e bëjnë këtë si pjesë të një sakrifice të nevojshme për ndryshimin e sistemit.
