Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të diel në Durrës, në rrugën e re që kalon paralel me rrugën e portit. Një automjet tip BMW me targa angleze është përplasur me një Opel.
Përplasja ka bërë që Opel-i të dalë nga rruga dhe të përfundojë i përmbysur në trotuar. Nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar.
NEWS Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 15-vjeçari përplas makinën e policisë në Vlorë, plagoset një efektivePolicia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat e përplasjes, si dhe për të normalizuar qarkullimin në zonë.
Ndërhyrja për largimin e automjetit nga trotuari është e nevojshme edhe për rikthimin e kalimit të sigurt për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.
