Lajme

Haziri bën thirrje për bashkim të votës më 25 tetor: Një listë, një qëllim, një referendum

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë thirrje për bashkimin e votës në zgjedhjet e 25 tetorit, duke theksuar rëndësinë e një liste të përbashkët për shqiptarët.

Përmes një mesazhi, Haziri ka rikujtuar se rikthimi te lista e përbashkët ka qenë dhe mbetet qëllim i përbashkët, në funksion të Referendumit për të drejta dhe bashkim.

“Kur bëhemi bashkë për një qëllim, për një kauzë në themelet e Referendumit për të drejta e bashkim, s’mund t’ju ndalë askush”, ka shkruar Haziri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 25 tetor ta bashkojnë votën rreth një liste dhe një qëllimi të përbashkët./teve1.info/

Të Ngjashme