Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Forcat e policisë dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për të lehtësuar hetimet dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Mësohet se viktima është identifikuar si Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë detare.
