Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e mëngjesit të hënën në magjistralen Prishtinë – Pejë.
Aksidenti ka ndodhur në Vragoli. Siç shihet edhe nga fotografitë e siguruara në teve1.info, në këtë aksident janë përfshirë dy kamionë, njëri transportues i mallrave, kurse një tjetër është kamioni për bartjen e mbeturinave.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona.
Teve1.info është në pritje të detajeve nga Policia e Kosovës për këtë rast.
