Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, ku dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Audi” drejtohej nga shtetasi Gabriel Çuni, ndërsa mjeti tip “Benz” nga Alfred Sinani. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar pasagjeri që udhëtonte në automjetin “Audi”.I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ad
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
