Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë, mëngjesin e së enjtes.
Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 29 tetor, transmeton “Bota sot”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
