Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Parallovë në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë për fshirë 4 automjete, kurse 11 persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani.
“Më datën 09.10.2026 rreth orës 18:00, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, tha Osmani.
