Lajme

Aksion “blic” në Tiranë, Policia “mbërthen” automjetet luksoze, heq 61 xhama të zinj dhe shoqëron disa persona (Video)

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet intensive në terren, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si edhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për rastet e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar tej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe të mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

NEWS  E rëndë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokëNë kuadër të këtij operacioni janë kontrolluar 61 automjete luksoze dhe janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme.

Gjatë kontrolleve, 11 automjeteve luksoze u janë hequr xhamat e errësuar, ndërsa në total janë hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë të automjeteve.

Po ashtu, 5 automjete janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar.

NEWS  Tre aksidente brenda pak minutash, shkak dyshohet se është lagështira në rrugëGjithashtu, 6 persona janë shoqëruar pasi gjatë kontrolleve iu gjetën lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli dhe shkopinj metalikë. Si dhe është konstatuar edhe një drejtues automjeti që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Të Ngjashme