ShowBizzz

Aktori i famshëm kapet ‘mat’ në momente intime me të dashurën 23 vite më të re

Aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio, është fotografuar së fundmi në momente mjaft intime me të dashurën e tij, Vittoria Cerreti. Paparaci i ka kapur ‘mat’ gjatë një feste Halloween-i në Los Angeles.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, teksa po përqafoheshin me njëri-tjetrin, në një moment modelja i futi duart 48-vjeçarit në pjesën e pasme të pantallonave të shkurtra dhe i kapi të pasmet atij.

Sipas një dëshmitari, dyshja ndalën veprimin menjëherë pasi e kuptuan se po vëzhgoheshin nga kamerat.

Leonardo ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të zeza të gjera ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele.

Nga ana tjetër Ceretti kishte veshur një fustan në ngjyrë të zezë teksa në kokë kishte vendosur paruke të kuqe me rastin e kësaj feste.

Ndërkohë kujtojmë se muajin e kaluar, “Daily Mail” zbuloi se aktori ishte takuar me Vittorian për të paktën dy muaj pasi ata u panë duke u puthur në një klub nate në Ibiza.

Burime pranë aktorit bëjnë të ditur se ai është i fiksuar pas modeles 23 vite më të re se ai.

Kujtojmë që DiCaprio është shumë i përfolur për lidhjet me modelet të cilat janë në moshën 25-vjeçare me të cilat kalon momente romantike dhe më pas ndahet me to ashtu siç bëri me të dashurën e tij të fundit, Camila Morrone.