ShowBizzz

Aktori Mehdi Malkaj thirrje Ramës në protestë: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

Aktori Mehdi Malkaj ishte pjesë e protestës kundër ndërtimit në Zvërnec përpara Kryeministrisë.

Malkaj i bëri thirrje qytetarëve në protestë të rezistojnë përballë pushtetarëve që kanë shkelur popullin me këmbë. Ai bëri dhe një thirrje kryeministrit Rama, nëse qëndron akoma në zyrë, mjerë ai.

Të lidhura

None found

Mehdi Malkaj: Unë mundohem me mish e me shpirt tu fal dashurit. O njerëz kudo ku jini hajdeni këtu se ka dashur pa hesap. Më tha njëherë që ai për kryeministrin, e ka ndarë mendjen që do e prishi teatri. Unë i thashë pse ti nuk e ndan mendoje që të mos e prishi. Nëse e ndan mendje që do rri akoma, mjerë ai. Do bëhet gjithmonë siç thoni juve, nuk diskutohet. Ç’kam konstatuar unë gjithë këto vite.

Populli shqiptar është i shtrirë barkas, dhe mbi shpinën e tij kanë fshirë qelbësirllëqet e tyre të gjithë ata që kanë qenë pushtetar. Duhet të qëndrojmë në këmbë. Në këmbë. Dhe të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët mbi kurrizin e atyre qelbësirave. Të dashur miq, e keni vënë re është parcela parcela. Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai. Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Është prona jonë. Ne duhet të kujdesemi për atë. Mos të shikojmë rrugeçërit qelbësirat. Kështu janë. Kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Do bëjmë ne, si duam ne.

Të Lidhura:

  1. Mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, kë zgjedh Genta Ismajli?
  2. Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain: Më rrihnin të gjithë, erdhi në shkollë dhe i tha mësueses…
  3. Rama në Sarandë: Riinvestim në ujin e pijshëm! Do ketë furnizim cilësor gjatë pikut të sezonit turistik
  4. Mimoza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë Ramës: Ej, kryeministër, a punon sateliti me i gjet içik lepujt e mi?

Të Ngjashme