Lajme

Aktorja e njohur mbështet publikisht Marjana Koçekun

Aktorja e njohur shqiptare Rita Gjeka ka dalë haptazi në mbështetje të deputetes Marjana Koçeku, pas largimit të saj nga Partia Socialiste dhe debatit të shkaktuar ditët e fundit për mandatin e politikanes.

Në një reagim të bërë së fundmi në rrjet, aktorja ka dhënë një mesazh të qartë për Noemalësoren, për të cilën shkruan se që nga momenti që e ka njohur Marjana i ka krijuar asaj përshtypjen e një trimëreshe.

Sot e kësaj dite Rita Gjeka mban të njëjtin mendim për Marjanën.

“Mos e shit Martinen se ta vorfnon krahin. Kjo asht keshilla jeme per te tane protestuesit e sidomos per Marjanen – te cilen qe kur e kam njofte me asht duke trimneshe. Me vjen mire qe i kam ra n’te” shkruan Gjeka në reagimin e bërë ndaj Marjan Koçekut.

Reagimi i aktores vjen pas vendimit të Koçekut për t’u larguar nga Partia Socialiste.

Të Ngjashme