ShowBizzz

Akuzohet për falsifikim të dokumenteve, shtyhet seanca gjyqësore për Luiz Ejllin

Në Gjykatën e Fierit është shtyrë sërish seanca për këngëtarin Luiz Ejlli.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares. Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën për këngëtarin Ejlli.

Pse ata që pëlqejnë çokollatën kanë arsye për t’u alarmuarRomeo Beckham konfirmon ndarjen me Mia Regan pas pesë viteshBoris Johnson shpjegon pse nuk duhet pasur frikë nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpin…“Një klub rus ofron 1.6 milion euro për Drilon Hazrollajn” – drejtori sportiv i Malishe…“Më thanë se trofetë nuk fitohen me fëmijë, ky ishte më i veçanti në karrierë” – emocio…
Luiz Ejlli akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, raporton Shqiptarja.com.

Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria e Fierit do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme. /Telegrafi/



ks