Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj këngëtarit Jozefin Marku, duke e lënë atë në “detyrim paraqitje”. Pas vendimit të gjykatës, Marku ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ndonëse nuk ka përmendur drejtpërdrejt çështjen gjyqësore apo vendimin e marrë ndaj tij.
Në “Instastory”, këngëtari ka publikuar një fotografi të tij, të shoqëruar me një mesazh me tone reflektuese. Ai shkruan për një “diell” që e ndjek në çdo hap dhe që, sipas tij, i jep dritë edhe në momentet më të vështira.“Ka një diell që m’shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë. Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuar edhe vetë. Ju Dua”, shkruan Marku.
Postimit ai i ka vendosur në sfond edhe këngën e tij “Ylli i mbrëmjes”, duke e shoqëruar reagimin me një tjetër mesazh simbolik. Jozefin Marku u arrestua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve filmike ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Eduard Kuçin.

