Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit.
Mataj akuzohet për përvetësimin e rreth 700 milionë lekëve.
Ndërkohë, për dy ish-vartëset e saj, Paola Danaj dhe Valbona Duni, Apeli ka lënë në fuqi masën “arrest në shtëpi”.
Vendimi konfirmon masat e sigurisë të vendosura ndaj tre të dyshuarave, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.
