Alaudin Hamiti, prezantuesi i katër edicioneve të “Big Brother VIP Kosova”, ka publikuar së fundi një fotografi që lidhet me emrin e njohur për publikun e këtij formati.
Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet një kafiteri me emrin “Nysa”, emërtim që ai e ka përdorur shpesh për banorët e “BBVK”. Krahas fotografisë, Hamiti ka shkruar pyetjen: “A ju ka marrë malli?”, shkruan “Kosovarja”.
Publikimi vjen në një kohë kur interesimi për “Big Brother VIP Kosova” vazhdon të mbetet i lartë. Me këtë postim, prezantuesi ka rikthyer për një moment vëmendjen te formati që ka shënuar audiencë të konsiderueshme ndër vite.

