ShowBizzz

Alaudin Hamiti sapo tha diçka të rëndësishme për “Big Brother VIP Kosova”

Prezantuesi i katër edicioneve të “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në një takim ndërkombëtar të organizuar nga kompania që mban patentën e formatit “Big Brother”.

Përmes një publikimi, Hamiti ka treguar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje ku mblidhen përfaqësues të vendeve të ndryshme që realizojnë formatin e njohur televiziv, shkruan “Kosovarja”.

Takime të tilla zakonisht shërbejnë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e zhvillimeve të reja të programit.

Prania e tij në këtë event është parë si një tregues se “Big Brother VIP Kosova” pritet të vazhdojë edhe me një edicion të pestë. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar lidhur me datën apo detajet e sezonit të ardhshëm.

Të Ngjashme