Një marrëdhënie përfundon dhe bashkë me të lind një pyetje shumë moderne: çfarë bëhet me mijëra mesazhet, fotografitë dhe bisedat që kanë mbetur në telefon? Disa njerëz shtypin “delete” pothuajse menjëherë. Të tjerë mund të mos flasin me ish-partnerin prej vitesh, por vazhdojnë të kenë të ruajtur çdo “të dua”, çdo debat dhe çdo bisedë të zakonshme nga koha kur ishin bashkë.
Pse disa njerëz i fshijnë mesazhet menjëherë pas një ndarjeje, ndërsa të tjerë i ruajnë për vite?
