ShowBizzz

Alaudini uron Olsën, por nuk ia kursen diçka në lidhje me “Big Brother VIP” (Foto)

Olsa Muhameti feston sot ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta që ka marrë nuk ka munguar ai i Alaudin Hamitit, mikut dhe njëkohësisht bashkëpunëtorit të saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Moderatori ka publikuar një fotografi krah Olsës, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim të veçantë.

“Paç gjithmonë në jetë atë dritë e atë gëzim që ti ua dërgon njerëzve përreth. Uroj që ky vit të jetë plot aventura të bukura, e të realizosh çdo dëshirë tënden”, ka shkruar Alaudini.

Megjithatë, urimi nuk mund të përfundonte pa një referencë për projektin që i ka bërë bashkë gjatë viteve të fundit.

“P.S. Dhe mos harro… na pret një Big Brother spektakolar!”, ka shtuar ai në fund.

Kjo fjali ka marrë vëmendje pikërisht në një periudhë kur përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur dhe një nga çështjet kryesore është përzgjedhja e personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë.

Edhe vetë Alaudini ka dhënë së fundmi sinjalet e para rreth profileve që po shqyrtohen për kastin, ndërsa mesazhi drejtuar Olsës duket se konfirmon se puna për sezonin e ri po vijon intensivisht.

Olsa Muhameti iu bashkua “Big Brother VIP Kosova” në edicionin e tretë si producente ekzekutive dhe që prej asaj kohe ka vijuar bashkëpunimin me Alaudin Hamitin dhe ekipin e formatit.

Tashmë dyshja po përgatitet për një tjetër sezon, ndërsa Alaudini e shfrytëzoi edhe urimin e ditëlindjes për të paralajmëruar publikun se, të paktën sipas tij, BBVK 5 do të jetë “spektakolar”.

Të Ngjashme