Anëtari i Guxo, Luan Gacaferi, ka shprehur mbështetje të fortë për Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale.
Gacaferi ka deklaruar se Kurti është “i votuar” dhe “i dashur” nga populli, duke theksuar se fitoret e tij zgjedhore nuk janë të rastësishme. Sipas tij, Kurti do të vazhdojë të fitojë në mënyrë spektakolare në çdo proces zgjedhor në Kosovë.
Ai shtoi se as propaganda që vjen nga Kosova, Shqipëria apo Serbia nuk ka arritur t’i lërë shenjë mbështetjes që, sipas tij, gëzon Kurti te qytetarët.
Postimi i plotë:
Unë gjithmonë kam thënë, ky njeri(Albini) ka orë, siç thotë populli!
Prandaj jo rastësisht është kaq i votuar nga populli i vet Albini!
Prandaj jo rastësisht është kaq i dashtun nga populli i vet Albini!
Prandaj jo rastësisht Albini fiton e fiton, e do fitoj në mënyrë spektakolare sa herë ka e do ketë zgjedhje në Kosovë!
Prandaj jo rastësisht nuk ka propagandë qe vije qoftë nga Kosova, qoftë nga Shqipnia e qoftë nga Serbia qe ja lenë shenjë!
