Alisi ka dhuruar një performancë drithëruese në finalen e Eurovision 2026, e mbushur plot emocion teksa mban numrin 5 në renditje.
Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi,performoi edhe njëherë në Vjenë këngën “Nan”, kësaj radhe në skenën e finales së madhe. Po ashtu edhe këtë herë pjesë e magjisë skenike ishte aktorja Rajmonda Bulku.
Të lidhura
None found
Rikujtojmë se performanca e tij në gjysmëfinale ishte spektakolare, duke kombinuar energji, emocion dhe një prezantim unik skenik. Një element i veçantë ishte prania në skenë e aktores Rajmonda Bulku, e cila solli një dimension artistik dhe simbolik, duke nënvizuar mesazhin emocional të këngës për figurën e nënës shqiptare.
Performanca e Alis u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese, duke krijuar një moment krenarie për të gjithë shqiptarët që ndjekin Eurovision-in, ndërsa ekspertët e cilësuan Alis si një nga artistët me vokalin më të lartë këtë edicion.
Në finale, Alis do të performojë i pesti dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë mund ta votojnë me kodin 05.
Të Lidhura:
- Eurovision 2026 çel siparin me paradën e 35 shteteve, Alis tërheq vëmendjen në ceremoninë madhështore në Vjenë
- Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet
- Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovisionit, Alis Kallaçi u bën thirrje shqiptarëve për të votuar: Jam pafundësisht mirënjohës
- “300 km larg Tiranës”/ I shpallur në kërkim prej javësh për sherrin në Pejë, Stresi zbulon vendndodhjen e tij nga arratia: Jemi të pafajshëm
