ShowBizzz

Almeda Abazi: Refuzova dy projekte me skena dashurie për shkak të Tolgës

Almeda Abazika thënë se ka refuzuar dy projekte të rëndësishme kinematografike, pasi bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman ishte xheloz.

Ajo tha se këto projekte përmbanin shumë skena dashurie brenda.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, zeshkania u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur nuk ka ndodhur fare”, tha ajo në “Kurthin e e Piter Pan”.

TS Poll - Loading poll ...

Të njëjtit vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.