Ambasada e Japonisë në Kosovë ka shprehur përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.
Në një reagim pas takimit në Presidencë me presidenten Justina Shiroka-Pula, Ambasada japoneze ka falënderuar atë për mikpritjen dhe fjalët e përzemërta.
“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Shkëlqesisë së Saj, presidentes Justina Shiroka-Pula, për mikpritjen e ngrohtë dhe fjalët e përzemërta. Japonia mbetet plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, me synimin për t’i çuar marrëdhëniet Japoni-Kosovë në nivele të reja”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Ambasada ka theksuar kështu gatishmërinë e Japonisë për të avancuar raportet dypalëshe me Kosovën.
