Lajme

Rama takon presidentin austriak në Bundestagun gjerman

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një ceremoni në Bundestag, Parlamentin Federal të Gjermanisë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Përmes një postimi, Rama ka vlerësuar fjalimin e presidentit austriak, duke theksuar mesazhet e tij për humanizmin, paqen dhe mbrojtjen e dinjitetit njerëzor.

Ai ka bërë të ditur se pas ceremonisë ka pasur mundësinë ta takojë personalisht presidentin Van der Bellen, me të cilin ka bashkëbiseduar.

“Fjalimi i Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Bundestag, Parlamentin Federal të Gjermanisë, ku pata kënaqësinë të isha i ftuar, ishte i jashtëzakonshëm.

Një mesazh i fuqishëm për humanizmin, paqen dhe përgjegjësinë për të mbrojtur dinjitetin njerëzor”, ka shkruar Rama.

Ai ka shtuar se takimi me presidentin austriak ishte një kënaqësi e veçantë, duke e cilësuar atë si një burrështetas që përçon urtësi, dinjitet dhe ndjeshmëri njerëzore.

Të Ngjashme