Lajme

Ambulanca përplas emigrantin, ishte kthyer për pushime

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës në aksin rrugor Maliq – Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan.

Nga informacionet, bëhet me dije se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të autoambulancës së Spitalit të Korçës, ku ka goditur një mjet me targa greke, duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit tip “Nisan”Është bërë dërgimi me urgjencë e emigrantit shqiptar që sapo ishte kthyer në atdhe për pushime ndërsa burime pranë spitalit rajonal të Korçës bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NEWS  Ngjarje e rëndë në vend! Konsumoi fostoksinë në banesë, humb jetën 23-vjeçarjaNga ana tjetër, fatmirësisht, në ambulanca nuk ka patur persona të sëmurë që po transportoheshin, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka marrë lëndime serioze.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit

Të Ngjashme