Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Live me Luizin”, ku një lojë me pyetje rreth marrëdhënieve në çift ka zbuluar një detaj interesant nga jeta e saj private.
E ftuar përballë Luiz Ejllit, artistja mori pjesë në një lojë ku duhej t’u vendoste nota meshkujve në bazë të sjelljeve të tyre në një lidhje dashurie.
Megjithatë, një prej përgjigjeve të saj bëri që moderatori të dyshonte se Ronela mund të jetë aktualisht në një marrëdhënie.
Gjithçka nisi kur Luizi e pyeti se çfarë note do t’i vendoste një djali që i dërgon mesazhin “Mirëmëngjesi, princeshë” në orën 14:00.
“Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje”, u përgjigj Ronela, duke lënë të kuptohet se personi për të cilin po mendonte ndodhej në një vend me diferencë orare nga Shqipëria.
Luizi reagoi menjëherë ndaj këtij detaji, duke u përpjekur të zbulonte vendndodhjen e personit në fjalë.
“Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA”, komentoi ai, ndërsa biseda mori një drejtim më personal.
Edhe në pyetjet e tjera, Ronela foli hapur për mënyrën se si e sheh një marrëdhënie. Kur Luizi e pyeti për një partner që i kërkon fjalëkalimin e Instagramit, këngëtarja u shpreh se nuk do ta kishte problem t’ia jepte.
Ndërsa për një mashkull që e komplimenton publikisht kur poston fotografi, ajo tha se një sjellje e tillë meriton vlerësim.
“Një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim”, u shpreh artistja.
Ronela tregoi gjithashtu se vlerëson gjestet romantike, veçanërisht dhurimin e luleve pa ndonjë arsye të veçantë, ndërsa theksoi se nuk e ka problem të paguajë vetë faturën në restorant.
