Kuriozitete

Vrau të atin duke e mbytur me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy shtetase, të akuzuara për vrasjen e një anëtari të familjes dhe për veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Sipas njoftimit Ermelinda Rama akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal. Ndërsa shtetasja Valbona Rama akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Hetimet kanë rezultuar se më 23 korrik 2025, në banesën e familjes në fshatin Frashër të Patosit, Ermelinda Rama ka vrarë babain e saj, shtetasin Anesti Rama.

Sipas prokurorisë, ajo i ka shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, Valbona Rama, bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, kanë kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij.

Sipas organeve të prokurorisë, këto veprime kishin si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Prokuroria thekson se përfundimet u arritën pas analizës së deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të grumbulluara gjatë hetimit. Ajo ka arritur në konkluzionin se Ermelinda Rama ka kryer veprimet që shkaktuan vdekjen e babait të saj, ndërsa Valbona Rama ka vepruar me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Fier:

 Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R. për vrasjen e babait të saj dhe të ëmën për fshehjen e gjurmëve të krimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal dhe shtetasen V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, shtetasja E.R. ka vrarë babain e saj, shtetasin A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pëtgjithshëm Fier arriti në përfundimin se shtetasja E.R. ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa shtetasja V.R. ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Të Ngjashme