Zëri i Andrea Bocellit do të shoqërojë nisjen zyrtare të numërimit mbrapsht për 2026 FIFA World Cup. Tenori italian është përzgjedhur për të çelur Koncertin Countdown të FIFA-s, një event ndërkombëtar që më 10 qershor do të lidhë simbolikisht Mexico City-n, Toronton dhe Los Angeles-in në një festë të madhe kushtuar futbollit, muzikës dhe sportit.
Përballë mijëra spektatorëve në Auditorio Nacional të Mexico City-t dhe një audience globale që do ta ndjekë nga mbarë bota, Bocelli do të ngjitet i pari në skenë. Ai do të interpretojë këngën e famshme “Nelle Tue Mani”, e njohur nga kolona zanore e Gladiator dhe pjesë e albumit të tij “Cinema”, duke i dhënë një hapje emocionuese mbrëmjes së madhe të FIFA-s.
/tiranapost
