Bota

Ylli i telenovelave turke arrestohet për drogë dhe prostitucion

Një raportim i shpërndarë në media online pretendon se aktorja turke Beren Saat është përfshirë në një operacion të gjerë të autoriteteve në Turqi kundër trafikimit të drogës dhe prostitucionit.

Sipas këtyre burimeve, Prokuroria e Stambollit ka ndërmarrë një aksion ku janë ndaluar 22 persona, ndërsa disa të tjerë janë ende në kërkim. Në listën e personave të përfshirë përmenden edhe figura të njohura të botës së showbiz-it turk.

Hetimet, sipas raportimeve, lidhen me dyshime për veprimtari të paligjshme që kanë të bëjnë me substanca narkotike dhe rrjete prostitucioni. Autoritetet thuhet se kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente të ndryshme, ku janë sekuestruar materiale të dyshuara si dhe lëndë narkotike.

Megjithatë, bëhet e ditur se procesi hetimor është ende në zhvillim dhe nuk ka ende një konfirmim përfundimtar mbi përgjegjësinë e personave të përmendur.

/tiranapost

Të Ngjashme