Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri përmes një postimi në Instagram. Sipas saj, një nismë që në fillim kishte në fokus mbrojtjen e flamingove dhe ruajtjen e bregdetit shqiptar, është shndërruar gradualisht në një lëvizje me përmasa më të gjera.

Soares vëren se protesta, e cila nisi si një kauzë mjedisore për mbrojtjen e ekosistemit dhe zonave bregdetare, ka marrë tashmë një karakter më të gjerë politik, duke përfshirë edhe kundërshtimin ndaj qeverisë.
“Nisma që lindi për të mbrojtur flamingot dhe vijën bregdetare të Shqipërisë është kthyer tashmë në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare”, shkruan gazetarja e CNN në reagimin e saj në Instagram.
Të gjitha të drejtat të rezervuara. Riprodhimi, ribotimi apo përdorimi i kësaj përmbajtjeje pa leje është i ndaluar. Çdo kopjim, shtrembërim i mesazhit ose përdorim jashtë kontekstit do të ndiqet në rrugë ligjore.
/tiranapost
