ShowBizzz

Angelina Jolie “godet” Ramën dhe mbështet protestën e studentëve në Tiranë (FOTO)

Një postim që pretendohet se është shpërndarë nga aktorja e njohur hollivudiane Angelina Jolie ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat e studentëve në Tiranë vijojnë të jenë në qendër të zhvillimeve në vend.

Në një fotografi që po qarkullon online, e paraqitur si një Instagram Story nga profili i verifikuar i aktores, shfaqen pamje të një proteste, flakë, forca policie dhe portrete njerëzish me sytë e mbushur me lot.

Në qendër të materialit lexohet fjala “ENOUGH” (Mjaft), ndërsa në një prej pamjeve shfaqet edhe flamuri shqiptar.

Postimi është interpretuar nga përdorues të rrjeteve sociale si një mesazh mbështetjeje për studentët që po protestojnë në Tiranë dhe si një qëndrim kritik ndaj situatës në Shqipëri.

Të Ngjashme