Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se është e drejtë e secilës parti politike për të dhënë propozimin për nënkryetar të Kuvendit.
Gashi ka thënë se tashmë po shihet qartë se kush po e bllokon Kuvendin e Kosovës dhe ka thënë se pyetjet duhet t’i shtrohen LVV’së
“Tashmë po e kuptoni kush po e bllokon Kuvendin. E drejtë ekskluzive e partive për të propozuar nënkryetarët e Kuvendit”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se nuk mund t’ia caktojë emrin një parti tjetër, i pyetur rreth kërkesës së VV’së që LDK të ndryshojë emrin e Kujtim Shalës.
