Duket se Arnold Schwarzenegger e kishte të vështirë t’i tregonte gruas së tij asokohe, Maria Shriver, për djalin sekret me kujdestaren e dikurshme të familjes, Mildred Baena.
Sipas The Sun, Schwarzenegger zbuloi se si doli lajmi bombë se Joseph Baena, tani 25 vjeç, ishte djali i tij. The Sun raporton se ylli i “Terminator” ndan historinë në dokumentarin e ardhshëm në Netflix, “Arnold”.
Ish-çifti kishin nisur terapinë në çift dhe një ditë, terapistja i tha: “Sot, Maria dëshiron të jetë shumë specifike për diçka,” thuhet se thotë Schwarzenegger. “Ajo dëshiron të dijë nëse je babai i Joseph-it”.
“Mendova se zemra më pushoi. Dhe pastaj thashë të vërtetën. ‘Po, Maria. Joseph-i është djali im”,” shton ai më pas. “Ajo padyshim u lëndua shumë nga kjo.”
Arnold dhe Maria u martuan në vitin 1986 dhe janë prindër të katër fëmijëve. Tradhtia me Mildred Baena ndodhi në vitin 1996.
Schwarzenegger tha se ai dhe Mildred besonin se ajo ishte shtatzënë me burrin e saj, por ai filloi të dyshonte teksa Joseph rritej.
“Në fillim vërtet nuk e dija, por sa më shumë ai rritej, aq më shumë bëhej e qartë për mua”, tha Schwarzenegger.
Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver finalizuan zyrtarisht divorcin në vitin 2021.