Lajme

Në Shtime, qytetari dëmton fletëvotimin dhe tenton të votojë edhe në emër të bashkëshortes

Një qytetar në një qendër të votimit në Shtime ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij.

Kështu është bërë e ditur për tëvë1.info nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka thënë se lidhur me këtë rast janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë meniherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:22 jemi njoftuar nga zyrtarët policorë të angazhuar në një qendrën të votimit në një shkollë në Shtime, se një qytetar ka dëmtuar fletëvotimin e tij dhe ka tentuar të votojë edhe në emër të bashkëshortes së tij. Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit rajonalë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për informata dhe zhvillime të tjera lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me raport vijues’, tha ai./teve1.info/

Të Ngjashme