Lajme

Maqedonci pas votimit: Vota është zëri i qytetarëve

Ish-deputeti  i LVV-së, Ejup Maqedonci ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të dalin të votojnë për zgjedhjet e sotme.

Maqedonci ka thënë se vota e qytetarëve është zëri i Kosovës dhe kontributi për të ardhmen e vendit.

“Sot, së bashku me Arbërien, shfrytëzuam të drejtën tonë për të votuar.

Vota është zëri ynë dhe kontributi ynë për të ardhmen e Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë”, ka deklaruar Maqedonci./teve1.info/

Të Ngjashme