Dy persona janë arrestuar sot në Gorazhdec të Pejës.
Ata dyshohet se kanë ndërhyrë në proces zgjedhor, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ata janë sjellë për t’u intervistuar në stacionin policor të Pejës. Në bastisje kanë marrë pjesë njësitet relevante të policisë. Aksioni u zhvilluar në koordinim me prokurorin e rastit. Informacionet e tjera do të bëhen të ditura më vonë”, ka thënë Gashi./teve1.info/
