Lajme

Nuk u sulmua nga ariu! Urim Fiku u vra me plumb në kraharor! Kthesë e fortë në hetime për ngjarjen e djeshme

Kthesë e fortë në hetimet për vdekjen e 53-vjeçarit Urim Fiku të gjetur pa jetë një ditë më parë në malin e Bulqizës.

Ndonëse paraprakisht u dyshua se viktima kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga kafshët e egra, ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar detaje që rrëzojnë këtë pistë.

Nga ekzaminimi i imtësishëm i trupit të pajetë, mjekët ligjorë kanë konstatuar një plagë tejshpuese të shkaktuar nga arma e zjarrit, ku në pjesën e gjoksit të 53-vjeçarit është gjetur një predhë plumbi.

Konstatimi i kësaj plage ka bërë që organet e drejtësisë të hapin menjëherë një pistë të re hetimore për vrasje.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet në terren për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Të Ngjashme