Lajme

Policia e Kosovës kërkon ndihmën: Nëse e shihni këtë grua, na njoftoni

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili deri më tani nuk është identifikuar.

Sipas Policisë, më 01.10.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, në një lokal, dyshohet se është kryer vepra penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Policia publikon fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me organet kompetente.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit.

Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione.

Të Ngjashme