Janë arrestuar dy persona pasi e kanë sulmuar një person tjetër pas një mosmarrëveshje në trafik.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shufra metalike.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & SULM- Rreth-rrotullimi Lakërishtë, Prishtinë / 28.09.2024-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur) pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri shufra metalike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.