Lajme

Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Pejë

Është arrestuar dhe ndaluar për 48-orë i dyshuari për të shtëna me armë zjarri në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar se pas arrestimit nga Policia e Kosovës i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48-orë.

Në Pejë gjatë ditës së sotme është gjuajtur me armë zjarri një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” derisa ende nuk dihen arsyet.

 

Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, i dyshuari në arrati 

Të Ngjashme