Është arrestuar personi i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Jeton Sopa, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Personi me inicialet L.G. dyshohet se ka sulmuar gazetarin Sopa, i cili po raportonte nga protesta. Sopa ishte penguar teksa po kryente detyrën e tij si gazetar dhe rastin e kishte raportuar në Polici.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve lidhur me rastin, ndërsa ndaj tij pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.
Sulmi ndaj gazetarit Jeton Sopa kishte ndodhur më 5 tetor, gjatë protestës pranë Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkonin miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
