Lajme

Nga e enjtja rikthehen reshjet e shiut në Shqipëri/ Ja si pritet të jetë moti në ditët në vijim

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshjet e shiut duke nisur nga dita e nesërme, e enjte, 8 tetor.

Sipas parashikimeve të motit, reshjet do të shtrihen në disa zona të vendit dhe pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata, veçanërisht gjatë së premtes dhe të shtunës.

Moti i paqëndrueshëm pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, me mundësi për reshje deri të mërkurën, 14 tetor.

Temperaturat gjithashtu pritet të pësojnë rënie, sidomos në fillim të javës së ardhshme.

Të Ngjashme