Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur prokurorin e rastit në një seancë gjyqësore në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën dhe u iniciua si “Kanosje”.
“Vushtrri 13.05.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë një seancë gjyqësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar, që ishte prokuror i rastit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, njofton Policia
